Fadil Berisha fotografon Bebe Rexhen

Kantautorja dhe këngëtarja Bebe Rexha po pretendon sukses në SHBA. Ajo është autore e këngës ‘’The Monster’’ kënduar nga Rihanna dhe Eminem dhe gjithashtu ka disa këngë të saj, me të cilat po depërton në tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja 25 vjeçare nuk ka folur ndonjëherë për origjinen e saj, por megjithatë dihet se është shqiptare.

Bebe Rexha është një artiste që premton shumë për të ardhmen në skenën e muzikës amerikane. Kujtojmë që Bebe ka qënë vokalistja e grupit mjaft të njohur “Black Cards”.

Këto ditë Bebe Rexha ka vizituar studion e Fadil Berises, fotografit të njohur shqiptar. Ajo, ka realizuar një sesion fotografish tek Berisha. Kjo tregon se këngëtarja me prejardhje nga Dibra e Madhe dëshiron të krijoj kontakte me komunitetin shqiptar./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button