Edhe Mario Basler luan kundër Kosovës

Jens Nowotny, Mario Basler e Thomas Hitzlsperger, disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit gjerman, sipas të gjitha gjasave do të zbarkojnë më 26 shtator në Kosovë, për të zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Reprezentacionit të Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar përmes një konference për shtyp miqësoren e aranzhuar me skuadrën e ish-yjeve të futbollit gjerman, që do të luhet në Prishtinë.

“Si rezultat i bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, kemi vendosur që të organizojmë një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe DFB All Stars. Është një ndeshje e veteranëve, ku në radhët e mysafirëve bëjnë pjesë shumë ish-reprezentues të Gjermanisë dhe lojtarë që deri vonë kanë luajtur në Bundesligë”, ka thënë sekretari i FFK-s, Eroll Salihu.

Lajme të ngjashme

Back to top button