Mesnatë, atentat ndaj Edi Ramës

Një automjet ka rrezikuar të aksidentojë ekskorton e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 12 të mesnatës, pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, teksa Rama ishte nisur drejt qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve, makina që është përfshirë në këtë ngjarje është tip “Benz”, ngjyrë gri, me targa AA 747 IT, është ndaluar. Policia ka bërë me dije se, 3 minuta më vonë automjeti është ndaluar nga forcat blu, pranë Zogut të Zi.

Bëhet me dije se ndaj drejtuesit të automjetit, me inicialet M.C, i është marrë leja drejtimit dhe, duke rrezikuar kështu 1-2 vite heqje patente, madje dhe gjobë.

Lajme të ngjashme

Back to top button