Tingujt e Çarshisë nga 22 deri 26 shtator

Nga 22  deri 26 shtator do të mbahet java kulturore e arbëreshëve në Shkup, Tingujt e Çarshisë.

Sivjet ky manifestim mbahet me moton ‘Java Arbëreshe’. Në lidhje me këtë, organizatorët kanë lidhur një bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e mbi 20 komunave arbëreshe të rrethit të Kalabrisë – Itali.

Organizimi i Qendrës Kulturore Informative, Komunës Çair dhe Universitetit të Evropës Juglindore ka një program shumë të pasur, për të gjitha grupmoshat.

Java kulturore do të fillojë më 22 shtator në orën 12 nën tingujt e muzikës së Dj Elektron në Sheshin Skënderbeu për të vazhduar më pas me tinguj e Orkestrit Frymor.

Hapja solemne do të bëhet në orën 16.

Në kuadër të manifestimit do të bëhet edhe Prezantimi I dy filmave dokumentar për Arbëreshët.

Gjithashtu në këtë manifestim do të ketë edhe ekspozita të pikturave dhe veshjeve tradicionale, ndërsa në gjithë Çarshinë do të dëgjohet tinguj të muzikës arbëreshe.

Takim protokollar mes Komunave shqiptare të Maqedonisë dhe Kalabrisë do të mbahet në Komunën e Çairit.

Koncert madhështor do të mbahet më 25 shtator në sheshin Skënderbeu ku në skenë do të paraqiten ELITA 5 ,Albi Nako Dance dhe Rock band ARBËRESH, Peppe Mariti dhe Anna Stratigo.

Manifestimi do të përfundojë më 26 shtator në orën 20:00 ku do të organizohet SOFRA SHQIPTARE me Vëllezërit CURRI, Polifonia arbëreshe dhe Ibe Palikuqi.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button