Barroso: Votimi në Skoci – e forcon Evropën

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jose Manuel Barroso, ka thënë sot se refuzimi i pavarësisë së Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, do të ndihmoj në krijimin e Bashkimit Evriopian “unik, të hapur dhe të fuqishëm”.

Barroso, po ashtu, e ka lavdëruar “përkushtimin evropian” të Skocisë dhe tha se dega ekzekutive e BE-së do të vazhdoj të angazhohet në “dialog konstruktiv” me qeverinë e Skocisë, në fushat e përgjegjësisë së saj, siç janë punësimi, energjia dhe ambienti.

Në një deklaratë të ndarë, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, e ka mirëpritur rezultatin e referendumit në Skoci.

Mëtutje, në një referencë për thirrjet në Britani, që të largohet nga BE-ja, zoti Rompuy tha: “Mbretëria e Bashkuar është dhe do të mbetet një anëtar i rëndësishëm i Bashkimit Evropian për të mirën e të gjithë shtetasve dhe vendeve anëtare” i bllokut me 28 shtete.

Lajme të ngjashme

Back to top button