Gostivari kërkon pikë edhe ndaj Euromilkut

Pas pauzës një javore, vazhdojnë garat në Ligën e Dytë republikane në futboll.

Gostivari në javën e 6-të, do të udhëtoje në Shkup për tu përballur me ekipin e Euromilkut, ndeshje kjo që do jetë derbi i javës pasi që përballen ekipi i vendit të tretë dhe vendit të katër që kanë diferencë vetëm një pikë.

Ekipi i Gostivarit ndaj Euromilkut kërkon fitoren e parë si mysafir në sezonin e ri.

“Unë mendoj se ne jemi në epërsi për shkak se kemi filluar me kohë me përgatitje. Ekipi tani më është në fazën ku ka zhvilluar pesë ndeshje kampionale dhe një ndeshje të kupës. Besoj se do të jetë një derbi i vërtetë ku besoj se ekipi jonë do ti arkëtojë 3 pikët e para si mysafirë. Edhe pse është ndeshje e rëndë, ne synojmë që nga e njëjta të kthehemi me tre pikë”, thotë trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Burhan Aliji mesfushor i KF Gostivarit tha se ekipi ka punuar që ndaj Euromlikut të shënoje fitore.

“Na pret një ndeshje e vështirë por ne shkojmë gjithnjë për të mos humbur, por pse jo edhe të fitojmë tre pikë. Ne kemi punuar për fitore maksimalisht dhe mendoj se do t’ia arrijmë suksesit”, thotë Aliji.

Ndeshja Euromilku – KF Gostivari, zhvillohet të shtunën me 20 Shtator me fillim në ora 15:30, në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari.

Lajme të ngjashme

Back to top button