Duke ikur nga papunësia, të rinjtë e vendosin edhe ‘kokën në thes’

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe ajo që këtu nuk shohin ndonjë perspektivë, ritet numri i të rinjve të cilët dëshirojnë të largohen nga vendi dhe të punojnë diku jashtë, tregon hulumtimi i Koalicionit joqeveritar për të rij “Tani”. Drejtori Zoran Ilievski thotë se të rinjtë nuk mendojnë për atë se si dhe ku do të punojnë, por sa do të fitojnë për një jetë më të mirë.

“Te ata motivi kryesorë është vetëm largimi, por çka do të ndodh më tutje, gjithmonë hasim në fjalinë ‘do të gjendem’. Më shpesh përgjigja është se këtu nuk ka ardhmëri dhe se nëse munden që nesër do të largoheshin nga vendi”, thotë Ilievski.

Edhe nga Forumi Arsimor për të rijë thonë se trendi për largim nga shteti është në ritje. Lufta për ekzistencë është ajo që i detyron të rinjtë të shkojnë deri në Katar, Irak dhe Afganistan”, deklaroi për REL Martin Aleksovski nga kjo organizatë.

„Për shembull në Kumanovë një numër i madh i të rinjve largohen nga vendi, shkojnë diku për punë apo fitim më të madh edhe në vende që janë në rrezik, nga aspekti i sigurisë”, deklaroi Aleksovski.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button