Ademi: Drejtorët fajtor për kushtet e vështira në shumë shkolla të vendit

Për ministrin e Arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi, fajtori kryesor për kushtet e vështira në shumë shkolla të vendit, janë vetë drejtorët. Ademi madje kritikoi ata duke thënë se nëse duan rikonstruime të shkollave duhet të aplikojnë me projekte dhe dokumentacione në Ministri të Arsimit.

“Drejtorët nuk emërohen vetëm për të qenë aty drejtor por emërohen edhe për ta menaxhuar shkollën, sa iu takon edhe planeve për rikonstruim edhe për mirëmbajtje por edhe për procesin edukativo arsimor. Nëse shkollat kanë nevojë për rikonstruim, sigurisht se duhet të përgatisin edhe projekte dhe të aplikojnë në ministrinë e arsimit dhe ministria do përkrah aty ku vërtetë ka projekte të qëndrueshme dhe të përgatitura, ne nuk mund të përkrahim dëshirat e secilit, sigurisht që nevojat janë të mëdha por kjo nuk bëhet vetëm me një kërkesë të thjeshtë, por duhet të përcillet me dokumentacion të nevojshëm”, tha Abdilaqim Ademi. ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Reagimi i Ademit, vjen pas ankesave të shumta nga drejtorët dhe prindërit e nxënësve të shkollave, kryesisht me mësim në gjuhën shqipe duke filluar nga shkolla fillore ‘drita’ në Rashçe të Sarajit, ‘Vasil Gllavinov’ në Slivnik të Velesit, pastaj edhe shumë shkolla në rajonin e Tetovës dhe vendbanime tjera, për mungesë të kushteve elementare për mësim.

Lajme të ngjashme

Back to top button