fbpx

Sondazh: Qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë BE- në , pa lëshime për emrin

Shumica e qytetarëve e përkrahin inkuadrimin e Maqedonisë në BE nëse nuk ekziston kusht për ndryshim të emrit, ndërsa gjysma e tyre konsiderojnë se shteti është i gatshëm për anëtarësim në Union.
Këtë e tregojnë rezultatet e anketës telefonike të Institutit për demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCSH) të zbatuar prej datës 10 deri më 15 shtator të këtij viti në ekzemplarë prej 1.002 të anketuarve.

Të pyetur përderisa javën e ardhshme mbahet referendum për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë në BE, 80 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë “pro”, ndërsa 14 për qind do të votonin “kundër”.

Sipas anketës pothuajse dy të tretat e të anketuarve (63 për qind) e përkrahin inkuadrimin e Maqedonisë në BE ndërsa nuk duhet të bëjnë lëshime për emrin e shtetit. Një e katërta e të anketuarve (26 për qind) përkrahjen e tillë do ta jepnin edhe krahas ndryshimit të emrit.

Pesëdhjetë e një për qind konsiderojnë se Maqedonia është e gatshme për anëtarësim në BE, ndërsa 42 për qind konsiderojnë se nuk është. Rezultatet e anketës tregojnë se qytetarët janë të ndarë rreth vlerësimit të përparimit në integrimet e BE-së në vitin e kaluar. Pothuajse gjysma e të anketuarve (47 për qind) konsiderojnë se kemi përparuar në proces, derisa 20 për qind konsiderojnë se përparimi është i vogël. Një e treta (31 për qind) mendojnë se përparimi ngec ose shkon prapa.

Në përfundimet e anketimit citohet se pothuajse gjysma e qytetarëve nuk presin asgjë të re nga raporti i ardhshëm i BE-së për Maqedoninë. Pothuajse çdo i dyti anketues (48 për qind) konsideron se raporti do të jetë i njëjtë sikur vitin e kaluar, ndërsa 28 për qind vlerësojnë se raporti do të shënojë përparim. Një nga çdo i pesti anketues kanë thënë se presin që raporti të shënojë mo spërparim.

Qytetarët sipas anketës, konsiderojnë se arsyeja kryesore që Maqedonia nuk është pjesë e BE-së është pengesa në procesin e integrimit nga ana e shteteve fqinje. Ai mendim është përhapur te 59 për qind e të anketuarve që tregon rritje në krahasim me muajin mars të këtij viti kur mendimin e kanë ndarë 48 për qind. Moszbatimi i reformave vendore është arsyeja kryesore për 29 për qind e të anketuarve. Mendimi se arsye kryesore është mosbesimi i BE-së është e pranishme te 7 për qind e të anketuarve dhe shënon rënie të vlefshme krahasuar me muajin mars të këtij viti.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close