Java e baletit në Tetovë përmbyllet me shfaqjen “Balloja e Diplomimit”

Komuna e Tetovës po përmbyll javën e Baletit në Tetovë me performancën madhështore të Trupës së Baletit pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Republika e Shqipërisë. Bëhet fjalë për shfaqen e baletit që mban emrin “Balloja e Diplomimit” me koreografi të Ilir Kernit dhe skenografi të Tonin Prendit.

Koreografi Ilir Kerni njëheri edhe drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, është një nga figurat më të spikatura të baletit shqiptar. Për aktivitet të shquar artistik vlerësohet me një sërë titujsh, si Artist i merituar, Çmimi i Republikës, dekorohet me Urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të II–të” etj. Në të njëjtën kohë është angazhuar edhe si pedagog në Akademinë e Baletit – Tiranë. Po ashtu, si pedagog ka qenë i angazhuar dhe në Tokio, Francë, Kroaci. Në vitin 1990 fiton bursën e UNESCO–s për pedagogji e kërcim, në “Grand Opera” në Paris. Pasi përfundon këtë të fundit, angazhohet në “Opera de Strasburg”. Nga 1994-2013 ishte i angazhuar si primo – balerin në Teatrin Nacional Zagreb, ku edhe këtu, për punë kualitative është dekoruar disa herë, si: dy herë me çmimin “Oskar Ormosh”, si dhe në vitin 2002 i jepet “Çmimi më i lartë në Kroaci” për rolin e Mefistofelit në baletin “Fausti”, si roli më i mirë, çmim për të cilin është nominuar edhe tri herë të tjera.

“Balloja e Diplomës” është një përmbledhje e pjesëve muzikore të Johann Strauss ( valse, marshe, mazurka, gallop, etj) të cilat së bashku krijojnë tërësinë e një vepre. E bukura e kësaj shfaqje qëndron në freskinë dhe thjeshtësinë e saj.

Komuna e Tetovës në përpjekjet për të afirmuar artin e rafinuar botëror siç është edhe baleti, ju sjell në skenë këtë vepër interesante, sot më datë 19.09.2014, në ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Hyrja është e lirë, andaj ftojmë qytetarët që të marrin pjesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button