Vajza 15 vjeçare nuk është e vetme, në Siri ndodhen edhe fëmijë të tjerë nga Maqedonia

Të paktën 7 fëmijë të moshës 10, 13 dhe 15 vjeç nga Maqedonia ndodhen në Siri.

Ky është pretendimi i gjyshit të vajzës 15 vjeçe, e cila u raportua si e rekrutuar në Siri, më 15 korrik.

Në bisedën me BIRN (Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese), gjyshi V.Zh, banues i Shkupit, thotë se sipas të dhënave që kanë grumbulluar policitë ndërkombëtare, rezulton se 7 fëmijë nga Maqedonia ndodhen në Siri.

Gjyshi thotë se mbesa e tij, e cila jetonte në Belgjikë, ndodhej me pushime në Shkup te gjyshërit e saj, prej nga është larguar për në Siri.

Ai thotë se, pasi ka denoncuar rastin në policinë belge, kjo e fundit ka zbuluar prova që bëjnë me dije se 15-vjeçarja nuk është e vetmja që është rekrutuar.

Të dhënat e BIRN siguruar nga burime të sigurisë, thonë se rekrutimet janë organizuar nga një grup prej 3 personash, me veprim në Belgjikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button