Rona Nishliu në festivalin “Dobardan” në Beograd

Këngëtarja kosovare Rona Nishilu, ka hapur dje festivalin “Dobardan” në Beograd. Festivali që në shqip i bie “Mirëdita”, është hapur me koncertin e xhaz këngëtares Rona Nishliu, i cili festival do të paraqesë skenën kulturore të Kosovës.

Festivali ka nisur mbrëmë në orën 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 21 shtator të këtij muaji.

Festivali është menduar që shumë moti, ndërsa sot ai po realizohet në nder të aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiut.

Festivali do të përfshijë një numër të madh pjesëmarrësish nga Kosova e Serbia. Përpos performancës së Rona Nishliut, në këtë festival do të jepet edhe shfaqja “Dilerat” e Bekim Lumit, me adaptimin e tekstit të Samuel Beckett, do të ketë po ashtu edhe shfaqje të filmave të metrazhit të shkurtë e të gjatë dhe debate mbi bashkëpunimin kulturor Kosovë Serbi.  /KP/

Lajme të ngjashme

Back to top button