Kurc: Devijimi i Maqedonisë nga euro-integrimet e përkeqëson situatën

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastin Kurc, kërkon nga Maqedonia që mos ta ndryshojë kursin e integrimit evropian. Ai këtë e ka thënë  në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, në të cilën paralajmëron se nëse Maqedonia devijon nga rruga euro-integruese mund të shkaktohet destabilizim në këtë vend.

“Aktualisht nuk jam duke parë rrezik për destabilizim të rajonit duke marrë parasysh se Maqedonia bashkëpunon me BE-në për shumë çyshtje. Por e kuptoj se euroskepticizmi ndaj EU perspektivës mund të rritet për shkak të situatës aktuale. Për këtë arsye duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme që kjo perspektivë të bëhet synim i prekshëm. Devijimi nga rruga e euro-integrimeve nuk do ta përmirësojë fare situatën për njerëzit në Maqedoni dhe në fund mund të sjellë destabilizim”, ka thënë Kurc, duke u përgjigjur në pyetjen nëse “mos-integrimi i Maqedonisë mund të rrezikojë stabilitetin e rajonit dhe deri te rritja e euro-skepticizmit” thotë Kurc duke theksuar se Austria është në qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të përzihen me anëtarësimin në BE duke iu referuar çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Megjithatë, thotë ai, vendimi për fillim të negociatave me BE-në kërkon konsensus brenda BE-së në të cilën anëtare është Greqia.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button