fbpx

Maqedoni, mbetet sekret shtetëror sa janë rrogat e rektorëve

Sa është, zyrtarisht, rroga më e madhe dhe më e vogël e një profesori universitar, e rektorëve të universiteteve shtetërore dhe se si dhe në çfarë mënyre ndahen mjetet plotësuese në fakultetet shtetërore? Këto janë pyetjet që edhe pas disa dit përpjekjesh, gazeta Dnevnik nuk ka arritur të gjejë përgjigje si nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ashtu edhe nga Universitetet.

Dilemën, që e ngriti Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK), se rrogat e profesorëve universitar ndahen në mënyrë të paligjshme sepse nuk ekziston një kornizë juridike dhe marrëveshje kolektive, si dhe për atë se rrogat e profesorëve dallojnë nga fakulteti në fakultet por edhe në një universitet të njëjtë, ende nuk e ka zgjidhur askush.

Rrogat që profesorët universitar i marrin nga buxheti sillen diku nga 30 deri 35 mijë denarë, por në fund të muajit nga mjetet plotësuese ju ndahen disa profesorëve të përzgjedhur para shtesë, dhe kjo bëhet në një mënyrë sa që mbahet si një fshehtësi shtetërore.

Edhe pse profesorët nuk kanë dashur të flasin, disa profesorë anonim për Dnevnik kanë deklaruar se egzistojnë fakultete të pasura sic është ai Ekonomik dhe Juridik ku profesorët shpërblehen me rroga të larta deri në tre mijë euro, por edhe më shumë.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close