Malevski: Ambasadori i ri i SHBA-ve do të ‘përzihet’ në punët e Brendshme të Maqedonisë

Kritikat e fundit që Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Poll Vollers i drejtoi në adresë të disa politikanëve të Maqedonisë, si dhe ngjarja rreth ambasadorit të ri të SHBA-ve në Maqedoni në marrjen në pyetje nga senati, mund të interpretohet si kthim i diplomacisë amerikane, vlerëson profesor Deno Malevski.

„Ky është një lajm i mirë për ata që janë përkrahës të sinqertë të integrimeve euroatlantike por njëkohësisht lajm i keq për ata që frenojnë këto procese sepse do të jenë në shtypje të vazhdueshme për të ndryshuar gjendjen aktuale”, deklaron Malevski.

Sipas tij, është e njohur se ambasadori i ri i SHBA-ve do të ‘përzihet’ në punët e brendshme të Maqedonisë sepse në ‘trupin’ politik të Maqedonisë është identifikuar një plagë e cila mund të infektohet dhe të zgjerohet në gjithë vendin por edhe rajonin.

Ky kthim, vlerëson profesor Malevski duhet të vëzhgohet si pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e efikasitetit të NATO-s përkundër ‘Luftës së Ftohtë’ të filluar në Rusi dhe që do të zgjasë deri sa nuk ndryshohet kapitalizmi autoritar i Putinit.

Lajme të ngjashme

Back to top button