fbpx

Skocezët i thanë “jo” ndarjes nga Britania e Madhe

Skocia ka votuar për të qëndruar në Britaninë e Madhe, pasi votuesit e saj me vendosmëri e kanë refuzuar pavarësinë. Në 31 nga 32 zonat është deklaruar, pas votimit të së enjtes, një “Jo” që ka një epërsi të pakundërshtueshme prej 1.914.187 votash ndaj 1.539.920.

Sipas BBC, për të fituar duheshin 1.852.828 vota dhe në shkallë kombëtare, kufiri i fitores është rreth 55% në 45%. Votimi në referendum shënon kulmin e një fushate dy-vjeçare. Tani bisedimet tani do të fillojnë për transferimin e më shumë kompetencave në Skoci.

Ministri i parë Skocisë, Alex Salmond, deklaroi se e pranon humbjen. Ai tha: “Unë e pranoj verdiktin e popullit dhe i bëj thirrje të gjithë të Skocisë të ndjekë shembullin duke pranuar vendimin demokratik të popullit të Skocisë.”

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close