Mehmedi mbetet jashtë fushe 6 javë

Sulmuesi shqiptar nga Gostivari, Admir Mehmedi, do të mungojë më shumë se që pritej pas lëndimit që pësoi ditë më parë.

Admiri pësoi një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në takimin mes Freiburgut dhe Borussia Dortmundit, mirëpo ai tani duhet të pushojë së paku gjashtë javë për një rikuperim të plotë.

Kësisoj, ai do të mungojë në takimet që përfaqësuesja e Zvicrës i luan kundër Sllovenisë dhe San Marinos më 10, përkatësisht 14 tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button