Iseni: “Në çdo ndeshje futemi për të fituar”

Të shtunën rikthehen garat edhe në Ligën e Dytë të Maqedonisë, që kishte një pauzë të shkurtër shkaku i garave që kishte reprezentacioni amator i Maqedonisë.

Xhiroja e 6-të për skuadrën e Shkupit do të jetë mjaft e rëndësishme, pasi që në stadiumin e Çairit do të jetë mysafire ekipi i “Skopjes” dhe kjo llogaritet si një derbi lokal, edhe pse skuadra e Shkupit është favorite absolute në këtë duel dhe pritet të vazhdojë me ritmin e fitoreve.

Në ndeshjet e fundit trajneri i Shkupit, Zekerija Ramadani u ka dhënë hapësirë edhe shumë futbollistëve të rinj, ndërsa një prej ta është edhe 17 vjeçari Besir Iseni, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Mlladost CD shënoi gol.

“Jam shumë i kënaqur nga minutat që më ka dhënë trajneri im Zekerija Ramadani dhe shpresoj që këtë edhe ta arsyetoj në secilën ndeshje, duke treguar lojë të mirë. Pikërisht golin që shënova në ndeshjen e fundit ndaj Mlladostit ishte si një ëndërr dhe të tregoj sinqerisht se shumë u emocionova, ndërsa pasi që tani më jepet rasti të shprehem, dua ta potencoj se këtë gol ia dedikoj Omer Bunjakut”, ka thënë Iseni i cili mes tjerash ka folur edhe për ndeshjen kundër “Skopjes”

“Ne në secilën ndeshje jemi favorit, por duke mos e nënvlerësuar asnjë jerm kundërshtarin, kemi respekt ndaj të gjitha ekipeve pasi që secila ka dhe kualitetet e veta, por gjithsesi se ne në secilën ndeshje futemi me bindje për ta fituar. Besoj se do të vazhdojmë rrugëtimin drejt Ligës së Parë, që është synim i të gjitha strukturave të klubit”, është shprehur talenti i Shkupit Iseni.

Trajneri Ramadani për ndeshjen kundër Shkupit nuk mundë të llogaritë vetëm në shërbimet e mbrojtësit Leonard Kallaba, i cili edhe më tutje nuk ka sanuar lëndimin, ndërsa të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për duelin ndaj “Skopjes”, që luhet të shtunën me fillim në ora 15:30 në stadiumin e Çairit në Shkup.

Në ndeshjet tjera të Ligës së Dytë takohen këto ekipe:

Drita – Makedonija Gj.P., Kozhuvi – Napredoku, EuroMilk – Gostivari, Vëllazërimi –
Mlladost CD. Të gjitha ndeshjet luhen në ora 15:30. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button