Samaras dhe Merkel do të bisedojnë edhe për Maqedoninë

Kryeministri grek Andonis Samaras javën e ardhshme në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Me paralajmërimin e takimit, mediat greke filluan të spekulojnë edhe për temat e mundshme të bisedës mes kryeministrave të Greqisë dhe Gjermanisë.

Gazeta “Elefterotipia” shkruan se krahas asaj që është paralajmëruar se në drekën e punës do të bisedohet për situatën ekonomike në Greqi, në tryezë do të jenë edhe çështjet e politikës evropiane dhe të jashtme.

“E dyta (politika e jashtme), duke pasur parasysh presionin të cilin Berlini kohëve të fundit e bën për integrim të Shkupit në NATO dhe në BE paraprakisht pa u zgjidhur çështja e emrit, ngrit pyetje. Athina, gjithsesi, nuk pranon se në takim do të ketë temë të tillë, ndërsa me siguri do të diskutohet edhe për krizën në Ukrainë, shkruan “Elefterotipia”.

Takimi i Samarasit me Merkelin vlerësohet si një nga mbledhjet më të rëndësishme gjatë mandatit të kryeministrit grek, dhe është me qëllim që të gjendet qëndrim i përbashkët me kancelaren gjermane rreth çështjes për programin grek për reforma dhe lehtësime plotësuese të borxhit të Athinës.

Në Berlin takimi është paralajmëruar si “rutinor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button