Me diell dhe më i ngrohtë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë e me vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe me mjegull të dobët mëngjesi nëpër disa fushëgropa.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm. Gjatë ditës mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e mëngjesit me paraqitje të mjegullës së dobët.

Do të fryejë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 26 gradë.

Gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje afatshkurtëra lokale të shiut me paraqitje të bubullimave të rralla

Lajme të ngjashme

Back to top button