Fruta dhe perime për dhëmbë të fortë

Për dhëmbë më të fortë dhe më të shëndetshëm duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta. Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve, është mjaft e rëndësishme zgjedhja e ushqimit që ne konsumojmë.

Ndaj shoqata britanike e dentistëve bën me dije se frutat dhe perimet e freskëta, luajnë një rol të rëndësishëm në sajë të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.

Në këtë mënyrë ato ndikojnë për dhëmbë më të fortë. Administratori i përgjithshëm i “Fresh Produce Consortium”, Nigel Jenney, ka thënë: “Ka rëndësi thelbësore kujdesi për shëndetin e dhëmbëve, kryesisht te fëmijët, të cilët duhen mësuar për të bërë zgjedhje të shëndetshme ushqimore.

Këshillohet që frutat dhe perimet të konsumohen edhe jashtë vakteve kryesore, pasi janë shume të shëndetshme. Çdo ditë duhen përfshirë vakte të pasura me fruta dhe perime, pasi kështu parandalohet edhe prishja e dhëmbëve”.

Sipas tij, idealja do të ishte të konsumoheshin pesë porcione fruta dhe perime në ditë. Kujdesi ndaj dhëmbëve fillon që kur fëmijët janë të vegjël, ndaj një ushqim i zgjedhur i bën jo vetëm mirë dhëmbëve por edhe shëndetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button