Betim Alihajdari, sjell baladën e bukur të vjeshtës

 Ka goditur bukur me një super baladë në këtë fillim vjeshte. E kemi fjalën për këngëtarin nga Prishtina, Betim Alihajdari, i cili duket si emër i ri megjithëse ka vite që këndon, por tashmë po lakohen dhe shihet më shumë falë videoklipit të tij të ri ‘ Asaj’.

Betimi ka kënduar që i vogël madje kur ishte 12 vjec e sot është në përfundim të Fakultetin e Arteve në degën e Muzikës. Por kur ne e pyësim artistin simpatik se pse më parë nuk ka pasur videoklipe ai ka këtë përgjigje: ‘Nuk do thoja se nuk kam dashur të mos publikojë videoklipe sepse unë kam edhe një këngë tjetër të realizuar me klip, këngën “Me fal” e cila atëherë u prit shumë mirë nga të gjithë.

Dhe erdhi koha të kisha edhe këtë baladë ku i kam kushtuar më shumë rëndësi’. Artisti është shumë i kënaqur më këngën e cila është realizuar në mënyrën më të mirë të mudshme, si edhe për klipin ka mbetur i kënaqur, por për shkak të titullit nuk ka asgjë personale për të, thjesht një tekst dashurie e krijuar nga mikj e tij Filloreta. Por Betimi ku ishte gjatë verës me angazhime dhe ku këndoi ai na rrëfen kështu: ‘Po është e vertetë këtë verë kam qenë mjaft i angazhuar në dasma dhe ahengje tjera familjare. Jam mjaft i kënaqur sepse besoj se kam arritur që në ato ahengje ku këndova ishin shumë të kënaqur dhe kjo ishte dhe një kënaqesi shumë e madhe për mua.’

Këngëtari ka edhe një dëshirë që e mendon në të ardhmen të realizuar pse jo, të ketë një bashkëpunim me këngëtaren Leonora Jakupi, pasi sipas tij ajo i pëlqen qoftë nga zëri ehhe nga pamja, ndërsa përreth tij ndodhen miqtë artistë më të mirë që janë bendi që bashkëpunon me ta nëpër koncerte dhe dasmat.

Dhe këngëtari me zërin shumë të vecantë ka një apel për televizionet shqiptare, cili është ai, ja se cfarë thotë : ‘Për TV-të tona kam mendim dhe bashkëpunim shumë të mirë, vazhdimisht mi kanë transmetuar këngët dhe projektet e mia, por kisha apeluar që t’ju jepet hapësire më shumë artistëve te rinjë’. Këngëtari i hitit ‘Asaj’ para fundvitit ka në plan edhe një këngë të re e kjo mësojmë se do të jetë ritmike e ku mendohet të dalë në muajin nëntor dhe padyshim se do të pritet mirë nga publiku shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button