Fruti që garanton shëndetin e syve

Kivi është një prej frutave më të shëndetshme. I pasur me vitaminë C, E, hekur, potas, me veti kundër anemisë, kivi ka veti tejet të veçanta edhe për shëndetin e syve.

Kivi është i pasur me luteinë, një pigment që ndihmon mbrojtjen e retinës së syve nga rrezet UV, duke reduktuar degradimin e tyre.

Nëse konsumohen dy kokrra çdo ditë gjatë periudhës së shtatzënisë, luteina përveç retinës së nënëns ushqen edhe retinën e fetusit, ndërsa gjatë kohës së ushqyerjes me gji, luteina kalon nëpërmjet qumështit dhe zhvillon aftësitë e të parit tek i sapolinduri.

Kivi mund të pihet edhe si lëng i grirë bashkë me karrota dhe boronicë. Një kombinim i tillë është ideal për forcimin e shikimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button