‘Plisat’ gati për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Plisat kanë konfirmuar edhe njëherë mbështetjen që ata e kanë për vetëm një Kombëtare… dhe ajo është Kombëtarja Kuqezi.

Tifo-grupi prishtinas, ”Plisat”, po bëjnë përgaditjet e fundit për dy ndeshjet eleminatore të kuqezinjëve, ndaj Danimarkës më 11 shtator në “Elbasan Arena” dhe ndaj Serbisë tre ditë më pas në Beograd.

Lajmi konfirmohet edhe nga drejtuesi i tifozëve prishtinas, Albert Kastrati nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

”Shqipri-Danimark dhe serbi-Shqipri bonu gati prej tash ja fillojm per organizim”, shkroi Kastrati në rrjetin social.

Por ende nuk dihet nëse në ndeshjen serbi – Shqipëri do lejohen tifozër miq, pasi historia veq dihet.

Vlen të theksohet se ‘Plisat’ deri tani nuk kanë mbështetur Kombëtaren e Kosovës asnjë ndeshje. Në ndeshjen e fundit ndaj Omanit, ‘Plisat’ nga jashtë stadiumit brohorisnin: ”Shqipëri Etnike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button