“Sekretet” e Papa Françeskut: Dikur motorist dhe valltar i klubeve të natës!

Mediat ndërkombëtare, vazhdimisht e kanë portretizuar atë si papë progresiv, reformues apo liberal. Vatikani pretendon se mediat perëndimore shpesh janë përpjekur që mesazhet e tij të përshkruhen pa doktrinë.

Jorge Mario Bergoglio është Papa i 266-të i Kishës Katolike. Ai u zgjodh në mars të vitit 2013 duke u bërë Papa Françekus. Është Papa i parë nga kontinentet amerikane.

Ka lindur më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë, me prindër emigrantë nga Italia. Para se të zgjidhej Papë, shërbeu si kryepeshkop i kryeqytetit argjentinas nga vitit 1998, ndërsa ka qenë Kardinal i Kishës Katolike të Argjentinës nga vitit 2001 deri në vitin 2013-të.

Ai nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë Argjentinës. Vizitën e parë e bëri në korrik të vitit 2013, në Brazil.

Në dhjetor të vitit 2013, u zgjodh Njeriu i Vitit nga revista “Time”.

Kur ishte adoleshent, iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri për shkak të një infeksioni serioz. Ka studiuar për kimi.

Në vitin 1958, kur ishte 22 vjeç hyri në Shoqërinë Jezuite. Më pasi studioi filozofi po në Argjentinë, ndërsa ka kryer doktoratën në Gjermani për teologji.

Rruga e tij për t’u zgjedhur Papë nisi në vitin 2005. Pas vdekjes së Gjon Palit të II-të, Bergoglio ishte kandidati më i votuar pas Joseph Ratzinger që u bë Papa Benedikti XVI-të.

Në fillimet e tij si prift, fitoi një reputacion si konservator. Kundërshtonte fuqishëm legalizimin e martesave brenda të njëjtit seks në Argjentinë, duke e cilësuar këtë gjë si sulm destruktiv ndaj planit të Zotit. Pavarësisht kësaj, Argjentina u bë shteti i parë në Amerikën Latine që lejonte një gjë të tillë, pas miratimit të ligjit në korrik të vitit 2010.

“Njerëzit e mi janë të varfër dhe unë jam një prej tyre”, ka thënë ai më shumë se njëherë duke shpjeguar vendimin e tij për të jetuar në një apartament dhe për të gatuar vetë darkën.

Ai vazhdimisht ka këshilluar priftërinjtë që të tregojnë mëshirë dhe të mbajnë dyer hapur për të gjithë.

Babai i tij, Mario, ishte llogaritar i punësuar në hekurudhë, ndërsa nëna e tij, Regina Sivori, ishte një grua e dedikuar në rritjen e pesë fëmijëve të tyre.

Papa Françesku dëshiron që të mos cilësohet si superhero. Nga ana tjetër është një nga papët më popullore i të gjitha kohërave. Gjatë vitit të parë si papë, 77-vjeçari është dominuar për çmimin Nobel për Paqen. Ndërsa, ka mbi 12 milionë ndjekës në Twitter.

Papa Françesku është emri dhe figura më e njohur në botë. Emri i tij është më i kërkuari në internet, por ka disa gjëra që ju mund të mos i dini për të.

Një nga ekipet më të mëdha të futbollit në Argjentinë mund të krenohet se kanë “në krah” Zotin – ose të paktën kanë Papa Françeskun, i cili është anëtar që kontribuon financiarisht për San Lorenzo de Almagro, klub që ka marrë emrin nga një shenjt.

Papa Françesku tronditi botën me deklaratën e tij kur pranoi se para se të hynte në rrugën për t’u bërë prift, ka qenë kërcimtar në klube nate.

Është diçka e lezetshme ideja që një i ri që ka qenë një djalë “i keq me motor”. Papa e shiti motorin Harley-Davidson në shkurt të këtij viti. Në një ankand, motori u shit 241 mijë euro, ndërsa 77 mijë euro u shit xhaketa. Paratë shkuar për një hostel dhe kuzhinë supe në Romë.

“Papa është një njeri që qesh, qan, flenë mirë dhe ka miq si të gjithë të tjerët: një person norma”, tha ai në një interviste për “Corriere della Sera”.

“Më pelqen tango dhe kam kërcyer kur kam qenë i ri”, tha për biografinë e tij të botuar në vitin 2010.

Në këtë libër u zbuluar se papa ka pasur dhe një të dashur me të cilën ndante dashurinë për tangon.

“Ajo ishte një nga grupi i miqve me cilët shkoja për të kërcyer. Por, më pas zbulova vokacionin tim për besimin”.

Ka pasur vazhdimisht lajme se në Vatikan, papa del natën për të ushqyer të pastrehët. Gjithashtu, në ditëlindjen e 77-të, ai ftoi një grup të pastrehësh që të hanin mëngjes me të na Vatikan. “Është me vlerë të jesh endacak, pasi mund të takohs papën”, tha një prej tyre për gazetën e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”.

Bergoglio kurrë nuk ka jetuar në një dhomë të madhe në kishën e Buenos Aires, por ka preferuar të jetojë në një dhomë me një krevat dhe me një sobë të vogël. Për shumë vite ai ka përdorur transportin publik.

Kur Bergoglio argumentoi se adoptimi i fëmijëve nga ana e homoseksualeve është diskriminon ndaj fëmijëve, presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez, e cilësoi mendimin e tij “mesjetar dhe inkuizicion”.

Kritikët e akuzojnë se nuk u pozicionua publikisht kundër diktaturës ushtarake të vendit gjatë viteve 1976-1983. /SHO/

Lajme të ngjashme

Back to top button