Europa League, fiton Interi (Video)

Skaudra e Interit ka shënuar fitore prej 1-0 përballë klubit ukrainas, Dnipro Dnipropetrovsk, ndeshje e vlefshme për Grupin E të Europa League.

Pas harkimit të Guarin, ishte pikërisht Danilo D’Ambrosio i cili realizoi në minutën e 71’.

Thuaj se gjatë gjithë ndeshjes Interi dominoi me lojë, por nuk pati gola të tjerë.

Nga ndeshjet tjera, veçojmë fitoren e PSV Eindhoven ndaj Estoril (1-0) në kuadër të Grupit E dhe barazimin ndërmjet Borussia Monchengladbachut dhe Villarrealit (1-1) në Grupin A.Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, u inkuadrua nga minuta e parë për ekipin gjerman.

Në Grupin C, Tottenham Hotspur ka luajtur pa gola si mysafir i Partizanit të Beogradit. Po në këtë grup, edhe Besiktasi ka barazuar (1-1) përballë Asteras Tripolis.

Rezultatet

Qarabag – St Etienne 0:0

Apollon – Zurich 3:2

B. Monchengladbach – Villarreal 1:1

Beshiktash – A. Tripolos 1:1

C. Brugge – Torino 0:0

D. Zagreb – Astra 5:1

Dnipro – Inter 0:1

Copenhagen – HJK 2:0

Panathinaikos – D. Moska 1:2

Partizan – Tottenham 0:0

PSV – Estoril 1:0

Salzburg – Celtic 2:2

Lajme të ngjashme

Back to top button