Kryeministri i Izraelit kërcënon të godasë Iranin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu kërcënon se vendi i tij mund të veprojë ushtarakisht kundër Teheranit, për ta frenuar atë nga programi i ndërtimit të armëve bërthamore.

“Ata po e kalojnë vijën e kuqe” tha Netanyahu të dielën për “CBS”. Ai shtoi se Izraeli ka një afat kohor pritje më të vogël sesa Uashingtoni, duke nënkuptuar se mund të ndërmarrë veprime të njëanshme kundër Iranit.

Netanyahu shpreson në një ndry shim të kursit nga presidenti i ri i moderuar Iranian Rowhani Hassan, i cili do të vihet në kry e të shtetit më 3 gusht. Kry eministri izraelit tha se SHBA-të duhet t’ia bëjnë të qartë kufijtë Iranit, dhe nëse sanksionet nuk funksionojnë duhet të përgatitemi për një aksion ushtarak.

Lajme të ngjashme

Back to top button