Drogë me mushka në malin e Sopotit, trafikantët qëllojnë policinë

Ndonëse Lazarati u quajt fshat i hequr nga harta e drogës, ai sërish prodhon drogë. Së fundmi është shënuar në thellësi të malit të Sopotit, shkëmbim zjarri mes policisë së Sarandës e Delvinës dhe një grupi trafikantësh droge.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë Delvinës pasi janë njoftuar në rrugë operative, kanë nisur ndjekjen e trafikantëve. Nga shkëmbimi i zjarrit fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar.

“Strukturat e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbeshtetjen e strukturave te Drejtorisë së Policise Vlorë kanë organizuar një operacion policor antidrogë, ku si rezultat i të cilit është bërë e mundur të kapet një sasi rreth 250 kg lëndë narkotike, e cila do të trafikohej në Greqi nëpërmjet malit Sopot me kafshë. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri automatik. Gjate veprimeve për kapjen e trafikantëve njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë”thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka arrestuar 4 trafikantët që po transportonin drogën nga Lazarati për në Delvinë.

Ndërkohë nga ana e bluve vijon operacioni për krehjen e zonës dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikantëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button