fbpx

Java kulturore ‘Tingujt e Çarshisë 2014’ fillon me 22 shtator

Në Shkup është bërë prezantimi i programit të manifestimit kulturor ‘Tingujt e Çarshisë 2014’.

Sot është bërë prezantimi i programit të manifestimit tradicional ‘Tingujt e Çarshisë 2014’.

Sivjet ky manifestim mbahet me moton ‘Java Arbëreshe’. Në lidhje me këtë, organizatorët kanë lidhur një bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e mbi 20 komunave arbëreshe të rrethit të Kalabrisë – Itali.

Organizimi i Qendrës Kulturore Informative, Komunës Çair dhe Universitetit të Evropës Juglindore ka një program shumë të pasur, për të gjitha grupmoshat duke përfshirë ekspozita të pikturave, veshjeve tradicionale, filma dokumentar etj.

Gjithashtu është paraparë edhe një koncert muzikor në të cilin pritet të shfaqen yje të estradës muzikore, mes të cilëve edhe grupi i mirënjohur muzikor Elita 5.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close