Zyrtarizimet e ‘Ghetto Geasyt’

Lideri i labelit ‘Baba Stars’, Getoar Selimi, ka hedhur një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’ ku konfirmon zyrtarizmin e tri faqeve të tij në ‘facebook’, e që janë faqja në emrin e tij personal, në emrin e grupit ‘Tingulli i 3nt’ dhe në emrin e labelit ‘Baba Stars’.

Ai nën foto kishte lënë edhe një shkrim ku tregon se tashmë fansat mund t’ju besojnë postimeve dhe statuseve që do t’i bëjnë në faqet e tyre pasi që ato tashmë janë të verifikuara.

“Tash e tutje është zyrtare, këto janë faqet tona në Facebook #verified #fanpages #babastars #tingullitrent #ghettogeasy #ubonaedheunemefacebook”, ishte shkrimi i tij. Ndër të tjera, Geti është duke e shijuar edhe suksesin e këngës ‘MMV’ që e ka në bashkëpunim me këngëtaren Tuna, këngë kjo që është shpallur si hiti i kësaj vere.

Lajme të ngjashme

Back to top button