Shabani: Nevojitet ekuilibrimi i pushtetit qendror dhe atij lokal

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Lirim Shabani mori pjesë në hapjen e eventit për projektin “Ndërtim të pushtetit vendor efikas dhe demokratik” i cili financohet nga Bashkësia evropiane.

Në këtë takim të ftuar ishin përfaqësues të BE-së, kryetar të komunave dhe përfaqësues të organizatës holandeze “Ecorys”.

Ministri Shabani në fjalën e rastit përshëndeti gjithë të pranishmit duke shprehur kënaqësinë e tij për rëndësinë dhe ecurinë e projektit i cili zhvillohen në dhjetë komuna , duke i falënderuar përfaqësuesit evropian dhe ndërkombëtarë për ndihmën e dhënë për realizimin e këtij projekti si dhe për projekte të tjerë të cilët kanë ndikuar pozitivisht në thellimin e proceseve demokratike në vend dhe përmirësimin e gjendjes së qytetarëve.

Është normale dhe evropiane, shtoi më tutje Shabani , që ndarja e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal të jetë nën kontroll të vazhdueshëm. “Ne synojmë të përmirësojmë kualitetin e jetës së qytetarëve duke u ofruar ambient për jetesë të sigurt dhe për mundësi të reja ekonomike”, tha mes tjerash ministri Shabani.

Hapjen e projektit e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Delegacionit evropian Robert Lidël i cili përshëndeti të pranishmit duke potencuar se decentralizimi i pushtetit duhet të vazhdojë me qëllim që qytetarët ta ndjejnë demokratizimin e shoqërisë dhe të ndikojnë pozitivisht për përmirësimin e çështjeve me rëndësi jetike për ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button