SHGM: Qeveria ka harxhuar 18 milion euro në fushata mediatike

Të dhënat zyrtare po dëshmojë pretendimin se ekziston trend i rritjes së mjeteve që Qeveria i shpenzon për fushatat mediale, që para së gjithash promovojnë politikat qeveritare, vlerëson SHGM.
Raporti që është publikuar në ueb faqen e Qeverisë prezanton të dhënat për fushatat e qeverisë të realizuara gjatë vitit 2012, 2013 dhe në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2014. Në këtë periudhë Qeveria ka realizuar gjithsej 27 fushata mediatike, për të cilat ka shpenzuar rreth 18 milionë euro.

Nëse në vitin 2012 për fushatat ka shpenzuar 6.6 milionë euro, vetëm në gjysmëvjetorin të parë të vitit 2014 ka shpenzuar thuajse 4 milionë euro.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se është mirë që Qeveria, pas pesë vitesh nga vendosja e praktikës së emitimit të fushatave mediatike publikoi shumat e parave që ka shpenzuar për këtë qëllim gjatë dy viteve e gjysmë.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani ka thënë se fjalia e parë e Raportit konfirmom dyshimet e kahershme.

“Qeveria pohon se fushatat realizohen për të informuar qytetarët për rëndësinë dhe domethënien e politikave dhe masave konkrete të Qeverisë. Kjo do të thotë se Qeveria përmes fushatave dhe me paratë e qytetarëve ia mbushë kokën opinionit se zbaton politika të suksesshme të reformave pa dallim nëse ata vërtet mund të trajtohen si të tilla”.

SHGM thekson se gjatë tre viteve të kaluara, Qeveria ka realizuar tre fushata për reforma në gjyqësi prej të cilave pretendohej se mundësoheshin të drejtat e qytetarëve.

“Përkundër imazhit pozitiv që Qeveria ka dashur ta krijojë në opinion për reformat e zbatuara në gjyqësi, Komisioni Evropian në raportin vjetor për Progresin e Maqedonisë në vitin 2013 shkruan se në vend ka drejtësi selektive, ndërsa në raportin e administratës amerikane thuhet se në Maqedoni ka të burgosur politik. Shtrohet pyetja, kujt duhet t’i besojë opinioni, fushatave qeveritare se reformat në gjyqësi janë të suksesshme ose Komisionit Evropian, i cili shumë negativisht vlerëson reformat në gjyqësi”, ka thënë Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button