Ja pse është arrestuar Pasko Kuzman

I arrestuari Pasko Kuzman, do të qëndrojë për 30 ditë në arrest shtëpiak pasi që është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, njoftoi sot zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme, Ivo Kotevski.

Policia e akuzoi për dhënien e lejeve për gropim jashtë procedurave ligjore, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit, me çka vetëm MPB-ja, sipas tyre, është dëmtuar rreth 1 milion e 200 mijë denarë, gjatë thirrjes së ndihmës policore jashtë nga procedurat.

Në raportin e veçantë dërguar Prokurorisë Publike, së bashku me Kuzmanin, janë të akuzuar edhe tre të tjerë. Njëri nga ata, inspektori Ilçe Bojkovski, tashmë është pjesë e procesit “Falanga 2” dhe është sjellë para gjykatësit hetues. Të arrestuarit e tjerë, janë inspektori Zvonimir Nikolovski, gjithashtu edhe ai nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Marija Pulaz, këshilltare në Drejtori.

Të arrestuarit janë të dyshuar se gjatë vitit 2011, në disa dokumente kanë dhënë garancione të rrejshme udhëtimi dhe kanë kërkuar ndihmë policore gjatë gropimit në lokacionet e “Dramski rid” në Delçevë dhe Katlanovë në liqenin e Velesit.

Sipas MPB-së, të nxitur nga Ilçe Bojçevski, i arrestuari më parë, Pasko Kuzman ka kërkuar nga edhe një i arrestuar, menaxher në DMTK, që të jep vendim për gropim në dy vende të diskutuara, “Dramski rid” në Delçevë dhe në Katlanovë.

Nga Ministria thonë se procedurat për lejet të cilat jepen, janë shkelur ndërsa të dyshuarit nuk kanë asnjë dokumentacion, që tregon se si gropohet, çka gropohet dhe çfarë është gjetur.

Deri më tani, Kuzman nuk ngarkohet si pjesë e grupit e cila artefaktet e çmuara i kanë nxjerrë jashtë shtetit dhe i kanë shitur në tregun e zi.

Kuzman njihet mirë nga shqiptarët nga rasti i Kalasë së Shkupit kur ai insistonte atje të ndërtojë Kishë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button