BDI i bën thirrje prokurorisë të veprojë për dygjuhësinë

Partia shqiptare në pushtet BDI i bën thirrje prokurorisë që në bazë të ligjit dhe kompetencave të saj të ngritë procedurë ndaj funksionarëve që nuk e respektojnë ligjin në Qytetin e Shkupit. Paditë e shoqërisë civile, sipas BDI-së, janë bazë e mirë që prokuroria më në fund të reflektojë dhe të ndëshkojë shkeljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. E gjithë rezistenca e VMRO-së ndaj dygjuhësisë, sipas Artan Grubit, është shkak i mospranimit të realitetit kushtetues pas 2001. Por Grubi tha se BDI nuk e ka ndërmend të shqyrtojë mundësinë për të ngritur padi ndaj drejtorëve të VMRO-së.

“Kjo që po ndodh me dygjuhësinë, tek VMRO në veçanti, por edhe te shoqëria maqedonase në përgjithësi, më ngjan me fabulën e La Fontenit me gomarin dhe ujkun, kur gomarin po e hante ujku, ndërsa ky thoshte ‘Zot bëje ëndërr’. Sipas dijenisë time tashmë janë ngritur disa padi kundër disa drejtuesve të institucioneve që nuk e respektojnë ligjin për gjuhën, dhe ne presim që prokuroria të ndërmerr hapat në përputhje me ligjin dhe kompetencat e tyre që të ngrenë procedurë kundër këtyre drejtuesve të institucioneve”, deklaroi Artan Grubi, BDI.

Lëvizja “Zgjohu”, e cila në janar të vitit të kaluar ka ngritur padi t të kaluar, thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokuroria. Kjo sipas tyre dëshmon politizimin e skajshëm të gjyqësorit në Maqedoni.

‘Para disa muajve kemi dorëzuar padi në prokurori, dhe që atëherë nuk kemi asnjë përgjigje në lidhje me këtë çështje, gjë që edhe njëherë konfirmon atë që e thamë më herët, politizimi i Gjykatës në Maqedoni, fatkeqësisht shkon në skajshmëri dhe për atë arsye nuk kemi lëvizje për këtë çështje’, tha Astrit Imeri, Zgjohu.

Gjuha shqipe edhe më tej nuk po gjen aplikimin e plotë në nivel të Qytetit të Shkupit. Kreu i Qytetit Koce Trajanovski ka formuar komision ad-hok për të shqyrtuar kundërthëniet juridike për përdorimin e gjuhës, por i njëjti nuk ka mbajtur as edhe një mbledhje. Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit vazhdon të përgatitë tabela të reja vetëm në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button