Arifi në konferencën ndërkombëtare të Lobit rajonal të grave në Sarandë

Sot kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, morri pjesë si e ftuar dhe në cilësinë e anëtares në konferencën ndërkombëtare të Lobit rajonal të grave për paqe, siguri, dhe drejtësi në Evropën juglindore në Sarandë të Shqipërisë. Në konferencën me titull “Në rrugën drejt fuqizimit të grave në politikë, proceset paqësore dhe euro integrimet” kryetarja Arifi morri pjesë si paneliste ku në fjalën e saj u përqendrua në rekomandimet për ngritjen e rolit të grave dhe përfshirjen e këndvështrimit të atyre në proceset rajonale paqësore, në agjendën politike të Ballkanit perëndimor, dhe në proceset e integrimit në BE. Pjesëmarrja e grave eminente në këtë konferencë shtrihet në gjithë Ballkanin dhe më gjërë, përfshirë Eglantina Gjermeni, Elizabeth Rehn, Mimi Kodheli, Flora Macula, etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button