fbpx

Reagon Rusia: Sanksionet e Kosovës, vetëm na bënë të qeshim

Sanksionet e vendosura nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj Rusisë, kanë shkaktuar vetëm buzëqeshje tek shteti rus, tha kreu i Komitetit të Dumës për Çështje Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

“Sanksionet e Kosovës kundër nesh kanë shkaktuar vetëm buzëqeshje. Natyrisht, ata i kanë vendosur këto masa për të treguar se ekzistojnë”, shkroi Pushkov në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.

Kolegu i Pushkovit në dhomën e ulët të parlamentit, Leonid Slutsky, thotë se nuk e ka habit ky fakt, për shkak se Kosova është plotësisht e varur nga Perëndimi.

Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione Rusisë, ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ato do të mesin në fuqi, për aq kohë sa nuk do të ndryshojnë rrethanat.

Kujtojmë se Moska zyrtare nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Rusia dhe Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por zyra diplomatike ruse që vepron në Prishtinë është pjesë e ambasadës në Beograd.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close