OSBE: “Thuaj jo dhunës”, nuk provokon diskriminim

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Breth, falënderon të gjithë ata që kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me video-klipin “Thuaj jo dhunës”.

“Qëllimi i videos është që të ilustrojë zgjedhjet e vështira me të cilat përballen të rinjtë. Si e tillë, kjo video ka për qëllim të përcjellë një mesazh të fortë, pa pasur synim të promovojë çfarëdo lloj diskriminimi apo stereotipe. Ne i kuptojmë shqetësimet që janë shprehur së fundmi dhe në të njëjtën kohë besojmëse aspekti më i rëndësishëm i videos është mesazhi që përcjell, i cili ka për qëllim të mbajë të rinjtë larg nga dhuna”.

Breth ka thënë se do të donin që shikuesit të angazhohen në çështjen që trajtohet dhe jo në personazhet e videos. “Po ashtu, do të donim të ftojmë të gjithë ata që ndajnë mendimin se kjo është një kauzë fisnike në shërbim të së ardhmes së vendit, që të bashkëpunojnë me ne në mënyrë që të mbizotërojë porosia e ‘jo dhunës’”.

Lajme të ngjashme

Back to top button