E reja KIDA – po ua shtin ethet Daffyt e Tunës

Erdhi me zë e këngë që u pëlqye shpejtë. Erdhi në skenën muzikore rrëmbyeshëm. Erdhi edhe me performancë të veçantë. Erdhi me emrin vetëm me katër shkronja – KIDA.

Ende nuk i ka katër këngë, por shpejt arriti të ketë fansa të shumtë, kërkesa të shumta për prezentim në mbrëmje muzikore këtu e në diasporë. Por siç flet çarshia, kjo është ajo, që ka me ua ftohë Tunës e Dafinës dhe tjerave.

Kjo, nga informacionet që posedon “Kosovarja”, po flitet se është ajo që po i rrezikon këngëtaret e estradës sonë.
Po dëgjohet, po kërkohet, po adhurohet përditë e më shumë…

Duhet të dijmë: kjo vajzë është nxënëse e shkollës së mesme. Pra, e re, shumë e re. Por, edhe kaq e re – me shumë komplimente, me shumë epitete.
A nuk meriton lëvdata, kënga e saj e parë “Murder”, po aq më shumë edhe kënga në duet me MC Kreshën “Rikthejmë na”?

Lajme të ngjashme

Back to top button