Aferditën e ngroh dielli i dashurisë

Këngëtarja bukuroshe, Afërdita Dreshaj, kohëve të fundit duket se nuk ndahet për asnjë moment të vetëm nga i dashuri i saj hokeisti çek Jakub Kindl.

Para ca kohësh ata ishin së bashku në një udhëtim në qytetin e New Yorkut, ku në bazë të fotografive të hedhura në rrjetet sociale duket se kanë kaluar për mrekulli, transmeton Tribuna.

Por çifti nuk po e lënë me kaq. Ata janë fotografuar sërish së bashku, ndërsa, bukuroshja shqiptare është kujdesur që fotoja të plasohet menjëherë tek fansat e saj. Afërdita dhe Jakub pozuan nën rrezet e diellit dhe sipas shkrimit të këngëtares kudo që ata shkojnë e kanë gjithmonë diellin me vete.

“We have the sun everywhere we go” ishte shkrimi i këngëtares. Po ashtu, këngëtarja po e shijon edhe suksesin e këngës ‘Mos rri larg’ e cila po dëgjohet mjaft shumë në media kosovare.

Lajme të ngjashme

Back to top button