Shokuese: iPhone 6 renditet e 17-ta për sa i përket performancës së harduerit

Duke qenë se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë telefonat më të fundit inteligjentë nga Apple, pritej që kompania të përfshinte harduerin më të fundit dhe më të mirë në pajisjet e saj të reja.

Me zbulimin e këtyre telefonave inteligjentë, shumë njerëz i ironizuan ata për veçoritë e “vjetra”, si procesori me dy bërthama, 1GB RAM etj, transmeton krokodili.com.

Megjithatë shumë njerëz shpresonin se performanca e iPhone 6 do të hidhte poshtë të gjitha kritikat.

Fatkeqësisht nuk është kështu, sepse nga studimi i performancave të telefonave më të fundit inteligjentë që kanë dalë në treg, rezulton që iPhone 6 renditet në vend të 17 për sa i përket performancës së procesorit. Nga kjo renditje rezulton që Apple është prapa jo vetëm ndaj pajisjeve që janë krijuar në vitin 2014, si Samsung Galaxy S5, por edhe ndaj pajisjeve që janë krijuar në vitin 2013, si Sony Xperia Z1, Xperia Z Ultra dhe Nokia Lumia 1520 (e cila radhitet një vend para iPhone 6).

Edhe Nexus 5 e Google-it e ka tejkaluar iPhone 6 për sa i përket performancës së procesorit, madje edhe iPhone 5 ka procesor më të mirë se iPhone 6, edhe pse ky telefon pretendohet se është më i mirë. Ky lajm mund të zhgënjej shumë fansa të Apple-it, të cilët kanë pritur me padurim ardhjen e iPhone 6. Megjithatë, duhet të theksojmë se aplikacionet dhe veçoritë në iOS janë optimizuar gjithmonë për harduerin e Apple-it, që do të thotë se edhe pse ka procesor me dy bërthama dhe 1GB RAM, aplikacionet do të mund të funksionojnë shumë mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button