Ndryshime të mëdha klimatike në Austri

Sipas një studimi të ri, Austria është goditur rëndë nga ndryshimet klimatike.

Raporti për Vlerësimin e Ndryshimeve Klimatike në Austri për vitin 2014 thotë se temperaturat mesatare në këtë vend janë rritur gati dy gradë Celsius nga viti 1880.

Rritja globale, ndërkaq, për të njëjtën periudhë ka qenë 0.85 grad Celsius.

Dokumenti thotë se ndryshimet e temperaturës janë bërë kryesisht nga faktori njeri dhe emitimet e gazrave serë.

Raporti është përpiluar nga më shumë se 200 shkencëtarë dhe është prezantuar në Vjenë nga ministri austriak i Mjedisit, Andrae Rupprechter.

Lajme të ngjashme

Back to top button