Nevzat Halili shpalli Republikën e “Iliridës” me kryeqytet Shkupin (Foto+Video)

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup Nevzat Halili së bashku me disa persona të tjerë shpallën “Republikën e Iliridës”. Kjo republikë e cila do të jetë ekskluzivisht e shqiptarëve, kryeqytet do ta ketë Shkupin ndërkaq sipas Halilit shtrihet në “gjithë territorin e Ballkanit ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët”. Arsyet për shpalljen e saj sipas Halilit i cili u vet-shpall kryetar i saj, janë se shqiptarët deri më tani nuk arritën, as pas konfliktit të 2001-shit, ti kenë të drejtat e tyre të merituara dhe as janë bërë shtet-formues në Maqedoni. Halili thotë se nuk do të kërkojnë ndryshimin e kufijve të jashtëm të Maqedonisë, po kërkojnë të definohen kufijtë administrativ të Unionit të Iliridës dhe Maqedonisë.


Pas shpalljes së saj, filluan të mblidhen nënshkrimet e nevojshme që pjesët e lartpërmendura të funksionojnë si republikë me të gjitha institucionet e nevojshme të saj. Në pyetjen e Portalb se cilat janë hapat konkrete më tej, ai tha se do të kërkojnë ndryshim të Kushtetutës dhe nëse kërkesa e tyre has në vesh të shurdhër ata do të nisin të funksionijnë vetvetiu me të gjitha institucionet përkatëse.
shpallja e Republikes se Ilirides

“Duhet të definohen kufijtë administrativ të Unionit të Iliridës dhe Maqedonisë. Kjo duhet të jetë sipas modelit që kishin para disa viteve Serbia dhe Mali i Zi dhe Belgjika që ka tani. Nëse nuk merren parasysh këto kërkesa, nëse këto kërkesa tona injorohen nga institucionet ekzistuese të Maqedonisë atëherë do të organizojmë referendum. Ne shqiptarët kemi 400 mijë vota në Maqedoni. Ne kërkojmë që në mënyrë paqësore të realizohet kjo ide” tha mes tjerash Halili.

Sa i përket përkrahjes ndërkombëtare dhe partive në Parlament, Halili tha se ata janë të njoftuar me këtë kërkesë dhe se presin përkrahje nga ata, duke mos pasur përgjigje konkrete. Ai vendimin për shpalljen e Iliridës e bazoi në Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Vudrou Uillson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes.

“Janë njoftuar të gjitha institucionet relevante të vendit si dhe faktori ndërkombëtar.Presim përkrahjen e SHBA-ve, Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Gjermanisë si dhe të gjitha shteteve tjera mike për Republikën e Iliridës” tha ai.


Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish-kryeministrit belg që dha urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë.
http://www.albeu.com/maqedoni/u-shpall-republika-e-ilirides/170520/
Shpalljen e Iliridës e përshëndeti edhe kryetari i FMDNJ-së Idriz Snani i cili tha e Ilirida i jep fund diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button