Gostivar, filluan rrënimet e objekteve për hapjen e rrugës

Filluan punët në terren për hapjen e rrugës “Llazar Llazarevski”, e cila do ta lidhë rrugën e “Dibrës” me rrugën “18 Nëntori”. Hapja e rrugës vjen pas kërkesës së banorëve, drejtuar komunës së Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se bëhet fjalë për një projekt të madh që kushton mbi 200 mijë euro dhe me hapjen e rrugës do përfitojnë banorët që jetojnë në këtë lagje.

“Unë vetë si kryetar komune erdha dhe kontaktova me banorët dhe banorët e lagjes u dakorduan të gjithë që të hapet kjo rrugë, sepse është në interesin e tyre. Me hapjen e kësaj rruge vlerat e shtëpive të këtyre banorëve të cilët jetojnë në këtë lagje do të rriten shumëfish dhe do të ketë lëvizje më të lirshme të qytetarëve. I përshëndes gjithë banorët e kësaj lagje që vet më thirren dhe me lejen e tyre ne bëjmë rrënimin e objekteve pa kurrfarë presioni dhe kompensimi”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta.

Rruga do jetë e gjerë gjashtë metra dhe gjithashtu do të ketë edhe trotuare për këmbësor. 

“Besoj se për një periudhë shumë të shkurtë, deri për Bajram kjo rrugë do të jetë e lëvizshme dhe do vihet në qarkullim për gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit”, deklaroi Bejta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button