Aivo Orav, i apelon PDSH ta vazhdojë betejën politike në Parlament

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, incidentin në Parlament, zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me karakter politik. Fillimisht Kryetari informoi Ambasadorin për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare.

Sa i përket çështjes së integrimeve Kryetari Thaçi potencoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë. Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë.

Në këtë takim Ambasadori Orav në emër të Brukselit zyrtar apeloj te Kryetarit i PDSH-së, Menduh Thaçi që grupi parlamentar i PDSH-së të kthehet në parlament dhe atje ta vazhdojë betejën politike si parti opozitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button