Durguti eliminohet nga Jotovski

Tenisti shkupjan Besir Durguti është ndalur në raundin e dytë të “Future” turneut që po mbahet në Nish të Serbisë, ku për kundërshtarë kishte tenisin më të mirë nga Maqedonia, Tomisllav Jotovskin.

Rezultati përfundimtarë i këtij meçi ishte 2:0 për Jotovskin, 6:1 dhe 6:4, që tregon se Durgutit i duhen edhe shumë meçe dhe përgatitje për të arritur sa më lartë në garat ndërkombëtare.

“Gjithsesi se ka shumë faktorë që ndikuan në këtë humbje, por duhet ta pranoj se Jotovski ka shumë eksperiencë dhe jo rastësisht është më i miri në Maqedoni. Isha shumë afër, por kundërshtari im në momentet vendimtare arrinte që të fitojë pikë, që edhe në fund solli rezultatin në të mirë të tij. Unë kisha më shumë paraqitje, pasi që në këtë turne u futa nga kualifikimet dhe gjithsej kisha katër paraqitje, që edhe ndjeva pak lodhje”, ka thënë Durguti.

Besir Durguti do të kthehet menjëherë në Shkup për të vazhduar stërvitjet për 5 ditë me radhë, që përsëri të kthehet në Serbi, kur të mërkurën që vjen e pret turneu i radhës që do të organizohet në Sokobanja, që do të jetë ky turneu i fundit në Serbi. Fillimisht Durguti si bartës i 14-të në kualifikime, duhej të luajë 3 meçe kualifikuese, të cilat i kaloi pa asnjë problem, ndërsa dje me fitore kaloi rundin e parë të turneut duke e eliminuar holandezin Colin Van Beem (7:5, 6:3), i cili vitin e kaluar kishte arritur të jetë në ATP listë i 500-ti, ndërsa sivjet ishte ndër 1000 më të mirët. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button