Maqedonia pëson rënie, përparon Shqipëria

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka regjistruar rënie të madhë për 36 vende në renditjen më të re të FIFA-s, që është publikuar sot, kështu që këtë muaj Maqedonia do të jetë e radhitur e 112-ta me 286 pikë, që është radhitja më e dobët në 20 vitet e fundit.

Disfata nga Spanja në fillim të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2016 ka bërë që të jetë kjo ecje në të mbrapsht e Maqedonisë, që edhe ka regjistruar radhitjen më të dobët që prej vitit 1998, kur Maqedonia ishte e 117-ta.

Ndërsa Kombëtarja shqiptare është ngjitur për 25 pozita në ranglistën e FIFA-së, e që kjo ka ardhur vetëm pas fitores që kuqezinjtë shënuan ndaj Portugalisë në Aveiro.

Reprezentacioni i Maqedonisë
Reprezentacioni i Maqedonisë

Kështu kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 45 duke fituar plot 25 pozicione krahasuar me një muaj më parë.

Kurse, sa i përket 10-shes më të mirë vazhdon të kryesojë Gjermania e ndjekur nga Argjentinë, ndërsa Kolumbia e vendit të tretë fiton një vend duke lëvizur më poshtë Holandën.

Më pas renditen Belgjika, Brazili, Uruguai, Spanja, Franca, me 10-shen më të mirë që mbyllet nga Zvicra. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button