Në tregun e insulinit në Maqedoni, vetëm një tender dhe atë vendor

Me tenderin e ri për insulinë në Maqedoni insulina do të sigurohet vetëm nga një kompani e vendit–Farma Trejd.

Për momentin, deri në nënshkrimin e tenderit të ri, personat e sëmurë me diabet marrin insulinë nga kjo kompani dhe nga Dr. Panovski. Nga Shoqata e personave me diabet janë në panik sepse jozyrtarisht kanë mësuar se insulina e Dr. Panovski është ka fundi që do të thotë se deri në nënshkrimin e marrëveshjes me ministrinë, do të blihet insulina e Farma Trejd.

Farma Trejd është në pronësi të Trajan Ballkanov, profesor në fakultetin Farmaceutik dhe i punësuar në Institutin për farmakologji. Në këtë institut bëhen kontrollime të barnave dhe jepen leje për kualitetin e tyre.

Ministria e shëndetësisë dhe shtëpitë e shëndetit me vite sigurojnë barna dhe pajisje shëndetësore nga kjo kompani. Vetëm ne gjysmën e parë të vitit 2014 kjo kompani ka nënshkruar marrëveshje me shtëpitë shëndetësore prej 2.5 milion eurove.

Ministria e shëndetësisë, siç shkruan NOVA, ende nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen nëse ekziston konflikt interesi në rastin me Ballkanov i cili njëkohësisht është edhe pronarë i kompanisë, furnizues dhe profesor në mjekësi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button