Shtetasja e Maqedonisë zhduket pa gjurmë në anije në Greqi

Të premten në një anije në Greqi është zhdukur 23 vjeçarja Denisa Markoska nga Maqedonia.

Babai i vajzës Kire Markovski shumë i shqetësuar kërkon që të zgjidhet rasti.

“Më është paraqitur para dy ditëve kapiteni i anijes dhe më tregoi se vajza ime është zhdukur, menjëherë rastin e paraqita në polici, por prej asaj dite nuk është ndërmarrë asgjë. Kërkoj nga shteti që të kyçet në kërkim për gjetjen e vajzës”, deklaroi Markoski.

Kolegu i Denisës mbrëmë ja ka dorëzuar familjes gjërat personale të saj dhe dhuratat e shumta që ajo I ka blerë derisa punonte në anije.

“Herën e fundit e ka parë një koleg në anën e pasme të anies duke pirë cigare diku rreth orës 3.30 ndërsa në orën 5.30 ajo është dashur të jetë në vendin e punës. Por prej atëherë askush nuk e ka parë, telefoni është gjetur në vendin ku ajo qëndronte për herë të fundit në anie. Ajo ka punuar në këtë anije për dy vite, në të njëjtën anije ku ka punuar edhe i vëllai. Të gjithë I njihte, ishte e sigurt, është për tu habitur, çfarë i ndodhi vajzës time”, tregon babi i vajzës së zhdukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button