Deklarata e Ramës përshkallëzon zemërimin e qytetarëve: Të dhamë votën për të përmbysur drejtësinë

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, se nuk është as gjyqtar dhe as prokuror, si kundërpërgjigje ndaj të gjitha komenteve që janë bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, që dha masën e arrestit shtëpiak për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, është pasuar nga qindra komente të tjera nga ana e qytetarëve. Këta të fundit, janë shprehur të indinjuar nga deklarata e kreut të qeverisë, duke i kujtuar këtij të fundit edhe premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale lidhur me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“1 milion vota nuk i ke marrë për me qenë kryeministër “kukull”. Votën plebishitare e ke marrë për të rregulluar atë vend që po i merret fryma nga “halabakët” e korruptuar në drejtësi, shoqëri dhe kudo. E kuptojmë që nuk je gjykatës, as prokuror, por thjeshtë artist politikan. Ke shumicën në parlament si askush tjetër në historinë e këtij vendi. Mund të heqësh dhe të vësh kë të të dojë qejfi. Ti e di se kush janë “qelbësirat” e institucioneve dhe fare mirë mund të përdorësh parlamentin që ka marrë votën plebishitare të popullit për t’i “qëruar” njëherë e mirë si morrat. Gjykatës të korruptuar dhe të paafte andej nga drejtësia, ca sharlatanë të tjerë andej nga administrata. Pse nuk na thua që qenkemi bërë “Republika Popullore e Rrumpallës”.

Kur të mërzitkan dufzbrazjet, atëherë mos mbaj “Facebook”. Njerëzit shkruajnë se kanë besim tek ty dhe kanë humbur besim tek vendi. Meqë nuk qenke as prokuror dhe as gjykatës edhe për neve publikun qenka e kotë ti “biem fyellit në një vrimë””, thuhet në një koment drejtuar kryeministrit. Ndërsa të tjerë qytetarë, janë shprehur të zhgënjyer nga kryeministri Rama dhe sistemi i drejtësisë së vendin tonë. Duke iu drejtuar Ramës ata i kanë bërë thirrje që vrasësit, mashtruesit dhe hajdutët e popullit duhet të dënohen dhe jo të lihen në shtëpi

Lajme të ngjashme

Back to top button