Ivanovski konfirmon: Ligji për media kaloi filtrat e Qeverisë

Në muajin shtator kuvendi republikan do të sjell Ligj lidhur me sektorin e mediave; Ligji për media dhe Ligji për shërbime audiovizuel, paralajmëroi minisistri për informatikë dhe administratë Ivo Ivanovski.

‘Qeveria përfundimisht i ndau këto dy sektorë, mediat dhe shërbimet audiovizuel, pas rekomandimeve të KE-së dhe OBSE-së. Ligji për media përbëhet prej 24 neneve, për të cilat Ivanovski tha se versionet janë të miratuara nga plan-ligjet  në bashkëpunim me institucionet dhe shoqatat e gazetarëve’ tha ai.

‘Portalet sipas versionit të fundit nuk duhet të regjistrohen në Agjencitë për media, por vetëm në regjistrin qendror, por  do të kenë mbikëqyrje në portalet të cilat quhen publikime elektronike’ tha më tej Ivanovski. Agjencia do të sigurojë informatat për punën e tyre, përmes Regjistrit Qendror

Fshihet neni për vetë rregullim, sipas tekstit të ri të ligjit, liria e të shprehurit mund të kufizohet vetëm në pajtueshmëri të Kushtetutës së vendit.

Sipas Ivanovskit, përmes Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuale rregullohen të drejtat, obligimet dhe përgjegjësia e radio-shpërndarësve dhe pjesa më e madhe e këtij ligji është e harmonizuar me direktivat evropiane për shërbimet audio dhe audio-vizuale.

“KRD-ja ekzistuese do të riemërohet në Agjenci për Media dhe Shërbime Audio-Vizuale. Trupi i ri rregullator do të numërojë gjithsej 7 anëtarë; 1 i propozuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, një nga Dhoma e Avokatëve, një nga Konferenca Ndër-Universitare, 2 nga Kuvendi, 2 nga BNJVL.”, tha Ivo Ivanovski, ministër i shoqërisë informatike.

Nga Shoqata e Gazetarëve thonë se vazhdojnë ende të shqyrtojnë draftet e reja, dhe se bashku me partnerë të tjerë mediatik, do të dalin me qëndrim të përbashkët brenda kësaj jave.

/Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button